Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje interesit të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, mbi procesin e kthimit të eshtrave të Fan Nolit në atdhe.
Në takimin e zhvilluar sot në Nju-Jork, Rama theksoi se Fan Noli është Ati i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, themeluesi i Kishës Autoqefale etj., dhe nuk është e lehtë për t’i kthyer eshtrat në Shqipëri.
“Ne jemi në disa përpjekje për disa nga figurat kryesore tonat që i kanë eshtrat jashtë atdheut, por janë ca figura që besoj se edhe vendet që i kanë duan t’i mbajnë edhe për pjesën e tyre. Nuk është e lehtë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi”, tha Rama. A.K.