Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi nga vizita e presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen një ditë më parë në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se turi i saj ballkanik nisi nga Shqipëria që tashmë është e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.