Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur anëtarët e Bordit të Akademisë “Arbën Xhaferri”. Në një njoftim zyrtar të akademisë është zbardhur takimi i zhvilluar me Kryeministrin e Shqipërisë.

NJOFTIMI

Bordi i Akademisë Politike ” ARBËN XHAFERI ” takoi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, me qëllim prezentimin e akademisë politike ndërvite nga themelimi e gjerë më sot.

Përgjatë takimit u shprehën edhe aspiratat, vizioni e strategjitë për zhvillimin e akademisë politike ” ARBËN XHAFERI ” e cila tashmë e fortifkuar si kala e vetme që bën bashkë të rinjtë e trojeve shqiptare të cilët zhvillojnë potencialin e tyre dhe botëkuptimin politik për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

Në ndërkohë, nga ana e bordit u shpreh edhe vendosshmëria për organizimin e edicionit të (4) katërt të akademisë politike ” ARBËN XHAFERI ” në Shqipëri e cila u mirëprit nga ana Kryeministrit z. Rama i cili shprehu gatishmëri të plotë të mbështesë këtë akademi që ngërthen mbi bazën e filozofisë politike të Arbën Xhaferit.