Policia e Kosovës ka konfiskuar mjetin e reperit të njohur Majk, pas një incidenti që ka ndodhur sot. Burime nga Indeksonline raportojnë se ai është shoqëruar nga dy makina drejt komisariatit, pasi ishte kapur duke drejtuar mjetin pa leje qarkullimi. Pamjet e incidentit tregojnë mjetin e Majk-ut i cili shoqërohet nga një patrullë në krye dhe një tjetër që e ndiqte nga pas. Ndërkohë, ende nuk ka informacione të qarta lidhur me masat që do të merren ndaj reperit.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të tij, duke ngritur pyetje për ndjekjen e procedurave ligjore në këtë rast.