Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.
“Tirana po përballet me reshje të dendura shiu! Ju lutem tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona të emergjencës ndodhen në terren, duke punuar për normalizimin e situatës. Për çdo problematikë raportoni tek aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.