Në Shqipëri do të hapet një burg me miliona paund në zonën e Ali Demit. Oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të hapur burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit. Sipas “The Telegraph”, Britania do i paguajë Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosur të rrezikshëm, por në të njëjtën kohë po financon edhe trajnimin e trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e godinës, sigurinë shtesë dhe pajisjet e rehabilitimit.
Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar ka paguar edhe 1.5 milion £ për të blerë 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të trajtuar krizën e mbipopullimit që bëri që burgjet në Angli dhe Uells që pothuajse nuk kishin më hapësirë. Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi që po vuan dënimin dhe që përbën gati 1 në 7 nga 10,500 të burgosur të huaj,”-shkruan media e huaj.
Burgu i Ali Demit, fillimisht ishte një burg për gratë, i krijuar për t’i rehabilituar dhe riintegruar ato në shoqërinë shqiptare. Tani do të ketë hapësirë për 25 të burgosur meshkuj. Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i shërbimit të burgjeve shqiptare, tha: Ne jemi gati të popullojmë burgun e hapur të Ali Demit, burgun më të ri në Shqipëri. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbështetjen e ambasadës britanike në Tiranë për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë shkelësit për t’iu përshtatur sa më natyrshëm jetës civile.
Sipas marrëveshjes 2-vjeçare, kriminelët – të gjithë që vuajnë dënime me më shumë se katër vjet – përfundojnë burgimin në Shqipëri me një kosto prej 32 £ në ditë, krahasuar me 109 £ në ditë në MB. 200 të burgosurit janë vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge. Në mesin e 200 të transferuarve janë 17 të burgosur të përjetshëm, përfshirë Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa.
Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarët 400,000 £ për mbajtur në burg edhe për 34 vite të tjera. Ai do të kushtonte më shumë se 2 milionë funte nëse do të qëndronte në Britaninë e Madhe.