Ledri Vula dhe Rina Zaiti janë në qendër të vëmendjes pas spekulimeve për një romancë të re mes tyre. Edhe pse çifti nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike, fotot e tyre së bashku duket se i japin të gjitha sinjalet që romanca mes tyre është e vërtetë.
Së fundmi, Rina ka ndarë disa fotografi në Instagram, dhe njëra prej tyre tregon detaje që kanë bërë fansat të spekulojnë. Në foto shfaqet një dorë mashkulli dhe një kapelë, të cilat shumë e lidhin me reperin e njohur. Kujtojmë që më parë, pas publikimit të fotove të Ledrit dhe Rinës në rrugët e Londrës, Ledri dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami, duke shtuar dyshimet për një lidhje të re.
Burime të afërta kanë konfirmuar se Ledri dhe Rina kanë nisur një lidhje dashurie, dhe romanca u bë publike kur u fotografuan duke kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.
Rina Zaiti, një emër i ri në mediat rozë, është motra e këngëtarit Ron Zaiti, i cili ka pasur disa bashkëpunime të suksesshme me artistë si Dafina Zeqiri. Rina ka një studio estetike dhe klientet VIP nuk mungojnë në listën e saj.
Raportet e saj me ish-partneren e Ledrit, Sara Hoxha, kanë tërhequr gjithashtu vëmendje. Vetëm disa muaj më parë, Rina i kishte komentuar Sarës në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje për marrëdhëniet e saj me të dyja palët.