Një nga viktimat e Sean ‘Diddy’ Combs’ përshkroi sjelljen e reperit kur ai ishte nën ndikimin e drogës që mbante gjithmonë me vete gjatë festave të tij legjendare.
Reperi 54-vjeçar është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn që nga 17 shtatori, duke u deklaruar i pafajshëm për akuzat federale se ai përdori “fuqinë dhe famën” e tij për të detyruar gratë në akte seksuale nën ndikimin e drogës, me të ftuar meshkuj në festat që u quajtën ‘Freak Offs’.
Akuzat e gjera kundër tij shqyrtohen në podkastin e ri të Daily Mail, ‘The Trial of Diddy’, i cili përmban dëshmi nga viktimat dhe ish-bashkëpunëtorët.
Një viktimë, e cila nuk donte të përmendej publikisht, tha këtë për Diddy:
“Një herë ai zbriti nga dhoma e tij dhe u habita sepse dukej si një kafshë e egër. Unë as nuk e njoha. Venat i kërcenin dhe trupi i dridhej në mënyrë të frikshme. Më trembi shumë”.
“Në pishinë kishte gra, ndonjëherë krejtësisht të zhveshura. Mendova se thjesht kishin pirë shumë, por jo. Kishte raste kur disa vajza as nuk zgjoheshin dhe i linin aty, të shtrira pranë pishinës ”, shtoi burimi.
Viktima e supozuar gjithashtu pretendoi se shefja e stafit të Diddy, Christina Coram, ishte gjithmonë e pranishme për të mbuluar ngjarjet.
“Christina gjithmonë thoshte: “Oh, ajo është mirë. Ajo është thjesht e dehur dhe e uritur”. Kështu thoshte sa herë që një vajzë nuk lëvizte”, tha viktima.