Ish-ambasadori Fatos Tarifa i ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregon se si e njeh kreun e SPAK-ut Altin Dumanin. Edhe pse kërcënohet çdo ditë me jetë, thotë Tarifa, Dumani vazhdon punën pa u trembur.

“Unë e njoh Altin Dumanin. Kam një vlerësim të jashtëzakonshme për të. E vlerësoj sepse është njeri i mençur, i guximshëm.

Ai ka qenë prokuror edhe në Tropoje, ka qenë kryetari i Krimeve të Rënda, tani në krye të SPAK-ut. Po e ushtron me shumë guxim detyrën e tij. Unë i njoh familjarisht ata. Ai kërcënohet çdo ditë me jetë dhe nuk ia bën syri tërrt.

Unë njoh gruan e tij, ka qenë studentja ime. Nuk e kam takuar zotin Dumani që kur ka marrë ketë detyrë. Por besoj tek integriteti i tij, aftësitë profesionale. Nuk besoj se është në gjendje të bëjë padrejtësi. Drejtësi po mund të vendosë”, tha zoti Tarifa.