Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjtë të ushtarëve rusë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë janë kthyer” nga Ukraina, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Moska bëri të ditur se po ashtu ka dorëzuar 95 ushtarë ukrainas, që ishin të burgosur të luftës. Kievi ende nuk ka konfirmuar këmbimin e të burgosurve.
Pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë, Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer qindra të burgosur që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj më 2022. Shpesh, marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Turqia.
Në këmbimin paraparak, që ndodhi në shtator, secila palë kishte liruar 103 ushtarë të burgosur.
Më herët gjatë 18 tetorit, Kievi tha se ka pranuar trupat e 501 ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve me forcat ruse, kryesisht në lindje të Ukrainës. Ndërkaq, zyrtarët rusë thanë se kanë pranuar trupat e 89 ushtarëve të vrarë në Ukrainë /rel