Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit menjëherë, kanë thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe një zyrtar i departamentit të mbrojtjes për faqen tonë partnere amerikane.

Përgatitjet për të mbrojtur Izraelin kundër sulmit po mbështeten “aktivisht” nga SHBA, thanë ata për NBC News.

Ata gjithashtu paralajmëruan se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani do të kishte pasoja të rënda.