Vetëm dy dite pas hapjes se negociatava për grup-kapitujt e parë, deputetët e Sali Berishës janë shfaqur më të egërsuar se kurrë. Pavarësisht mbështetjes në numra, ata kanë përshkallëzuar aktet e dhunës të pagëzuara si mosbindje civile.
Në protestën brenda dhe jashtë Parlamentit nuk kanë munguar as aktet e çuditshme, që nuk dihet nëse vijnë nga euforia apo mungesa e fantazisë dhe intelektit. Fillimisht Elda Hoti ka hedhur një lëndë kundër kolegëve socialistë që më pas e justifikoi si aromatizues që ia kishte marrë tualetit të shtëpisë së saj. Më pas Dashnor Sula i cili iu hodh mbi koka gardistëve disa herë, vendosi të djegë xhaketën e tij. Ndërsa më efikasi u shfaq Gazment Bardhi që mban rekord për minutat e qëndrimit në celular gjatë protestës.
Por pse e gjithë kjo përpjekje e Sali Berishës pikërisht kur BE vendosi të çelë negociatat me Shqipërinë dhe ku BE bën thirrje të përditshme që opozita të jetë bashkëpunuese në këtë moment të rendësishëm? Mos ndoshta një mëri ndaj Perëndimit e ngulitur nga Berisha-Meta qysh me themelimin e Reformës në Drejtësi, apo sepse u venit shpresa e tyre për të mos na ndarë nga Maqedonia në procesin e integrimit?
Lufta ndaj këtij të fundit është dukshëm e matshme për aq kohë sa në 23 tetor deputetët e Berishës do të shkojnë të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.
Për t’i dhënë seriozitet protestës dhe me shpresën se ajo do të prodhojë heronj, Gazment Bardhi u ankua se Luan Baçit i drejtoi pistoletën një polic. Në pamjet e publikuara nga Bardhi në fakt duket vec Baçi që godet policin me çfarë të gjejë përdhe.
Fatmirësisht protesta e sotme ka përfunduar pa të lënduar. Përveç policëve dhe gardistëve. Ndryshe nga 21 Janari 2011 kur qeveria e këtyre që protestojnë sot kundër ‘diktaturës’ vrau 4 qytetarë./JAVANEWS