Përmirësohet situata pas përmbytjeve në Vlorë, rikthehet me 85 % energjia elektrike
Teksa zona të shumta të qytetit të Vlorës mbetën pa energji elektrike për shkak të situatë të rrënduar të reshjeve ditën e premte dhe OSSH s’takoi disa fidera për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme nga kontakti me rrymën, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se situate është përmirësuar dukshëm në pjesën më të madhe të qytetit.
Pas një pune intensive të grupeve të avarisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Vlorë deri në mesditë, raportohet se energjia elektrike është rikthyer në 85 % të zonave të prekura nga moti i keq.
Problematike, sipas OSSH-së, mbetet situata në zonën rreth Skelës dhe qendrës së qytetit, ku vijon puna nga ana e brigadave të terrenit për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Për shkak të prezencës së ujit në zonën ndërmjet rrugës Transballkanike dhe bulevardit, me grupet e OSSH janë bashkuar dhe forcat e ushtrisë dhe ekipet e Emergjencave Civile për largimin e ujit nga e gjithë zona e përmbytur.
Nga ana e OSSH, për arsye sigurie është stukuar energjia elektrike në këtë zonë deri në normalizimin e situatës.