Shirat e fortë që kanë mbërthyer Shqipërinë prej orëve të paradites, kanë sjellë disa problematika edhe në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga puna e ekipeve në terren të cilat po punojnë për normalizimin e situatës.

Veliaj shprehet se falë punës së emergjencave çdo rrugë po mbahet nën kontroll ndërkohë që po bëhet monotorimi i çdo zone për të qenë pranë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Ai bën apel që për çdo problematikë, qytetarët të drejtohen tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

“Prej disa orësh ekipet tona janë në terren, duke punuar për normalizimin e situatës. Shirat e rrëmbyeshëm të stinës kanë sjellë sfida, si thyerja dhe rrëzimi i disa pemëve, por falë punës së palodhur të djemve dhe vajzave të emergjencave, çdo rrugë po mbahet nën kontroll dhe çdo zonë është e monitoruar! Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë!

Ju lutem, për çdo problematikë raportoni tek aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, shkruan Veliaj.