Ministria e Jashtme ka dënuar sulmet e Iranit në Izrael. Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon se ky sulm rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale, ndërsa thekson se Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri.

REAGIMI;

Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për çtensionim të menjëhershëm.