Fluksi i grave që bëjnë mamografi në poliklinikën qëndrore gjatë muajit tetor është rritur. Disa prej tyre vijnë me rekomandim nga mjeku i familjes por ka të tjera që vijnë dhe kërkojnë të planifikojnë një datë për të kryer një eko apo mamografi të gjirit.
“Ta bëjmë se po dëgjojmë që vdesin”, tha një nga zonjat që priste të bënte kontrollin.
“60-70 në ditë, më shumë se sa mund të bëjmë, i lënë të gjitha në tetor”, tha radolgu Guliem Paloka.
Mjekët thonë se nga këto vizita rutinë janë diagnostikuar me kancer edhe vajza në moshë të re, te të 30-at.
“Sapo diagnostikova një grua 59 vjeç, por para disa ditësh diagnostikova vajzën të datëlindjes së vitit 1994”, tha onkologia Elona Tola.
Mamografia këshillohet nga mjeket një herë në dy vjet për gratë rreth të dyzetave, ndërkohë që pas të pesëdhjetave mund të kryhet çdo vit.
Ndërkohë për vajzat 25-35 vjeç këshillohet një eko gjiri. Një tjetër marshim u zhvillua paraditen e kësaj të shtune në Tiranë për të kujtuar gratë për një kontroll të gjirit jo vetëm në muajin tetor pasi parandalimi shpëton jetë.