Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj, Klejd Këlliçi. Gjyqtarja, e cila për momentin ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishit.
Sipas “Ora News”, ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 28 gushtit në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi, pasi në mesnatë bashkëshorti i saj është paraqitur në komisariat duke denoncuar Arnisën.
Gjatë kallëzimit, ai that se ajo e ka dhunuar dhe kërkoi urdhër mbrojtje që bashkëshortja ta linte të qetë, po ashtu ai pretendoi se Arnisa Këlliçi e ka rrahur dhe ka shqetësuar fëmijët, të cilët i ka larguar nga shtëpia e tij tek tezja.
“Jam paraqitur në Komisariatin Nr.3 për të kallëzuar në lidhje me faktin, që unë jam i martuar me Arnisa Këllicin, prej 12 vitesh. Kohët e fundit zonja në fjalë ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje. Si pasojë e pijes, kemi pasur grindje të vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga fëmijët, por e bëj këtë gjë pasi fëmijët shqetësohen. Ka kohë që ajo vepron në këtë mënyrë dhe sot kam marrë fëmijët, pasi kam qenë te tezja ime dhe në orën 00:00, ka ardhur te shpia tezes time e pirë dhe jam detyruar të marr fëmijët e të shkojmë në shtëpi…”- ka thënë Klejd Këlliçi.
Klejd Këlliçi, ka thënë në komisariat se nuk ka dëshirë të ngrejë një denoncim ndaj saj, por kërkon të pajiset me urdhër-mbrojtje.
“Sot rreth orës 01:00 gruaja ka thirrur policinë me preteksin se kam dashur ta dhunoj, por nuk është fare e vërtetë. Kam qënë dhe rreth 1 muaj më parë për urdhër-mbrojtje, por e kam tërhequr pasi menduam ti qetësonim gjërat, por kjo është një gjë që s’ka ndodhur. Dua ta theksoj se këtë kallëzim,nuk dua ta ndjek penalisht por kërkoj nga Policia Shtetit, urdhër mbrojtje…”-ka deklaruar Klejd Këlliçi.
Menjëherë pas kallëzimit të tij, efektivët e komisariatit Nr.3, kanë thirur për gjyqtaren dhe për të marrë deklaratën e saj. Por gjatë dëshmisë, ajo tha se gjërat me bashkëshortin janë agravuar, pasi ai i ka thënë se fëmija me inicialet R. K, nuk është i tij, por babai ka një person tjetër. Ajo tha se bashkëshorti e akuzon se ka pasur lidhje jashtë martesore me një ish-gjyqtar të Gjykatës së Tiranës, me inicialet A.M.
“Dua të them se bashkeshorti im ka pretendime, se fëmija nuk është i tij. Për shkak të kësaj arsye, kanë filluar dhe tensionet në shtëpinë tonë. Burri ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj meje që prej datës 20 janar 2024. Më është dashur të largohem nga Republika e Shqipërisë prej dhunës së tij dhe jam larguar në datën 7 shkurt 2024 për shkak të dhunës së bashkëshortit, pas publikimit të disa lajmeve mediatike në lidhje me një lidhjen time me një ish-gjyqtar. (Në fakt ikja e Arnisës në SHBA ndodhi pasi prokuroria e Tiranës zbuloi skandalin e gjoja kërcënimit të Këlliçit me letër nga burgu i Fushë-Krujës). Jam kthyer në Shqipëri në 19 prill 2024 me idenë për ta përmisuar situatën familjare, por kjo gjë ka dështuar. Që kur jam kthyer në shtëpi, jam shantazhuar vazhdimisht në sy të fëmijëve dhe jam pyetur gjithmonë nëse kam pasur një lidhje me gjyqtarin A.M. E kam mohuar pasi nuk ka qënë e vërtetë dhe në lidhje me këtë gjë, ka krijuar kontradita në vijimësi. Kërkoj dhe urdhër mbrojtje për vete dhe për fëmijët dhe mbrojtje paraprake përpara se të shprehet gjykata…”-ka dëshmuar gjyqtarja, Arnisa Këlliçi.
Më tej Arnisa ka dëshmuar se bashkëshorti i saj Klejdi Këllici, e kërcënoi, pasi kishte biseduar me një mikun e tij, Gert Brojka, që jeton në Itali dhe i ka thënë se duhet të bëj analizat e AND-së për fëmijët dhe fëmija i vogël R… nuk është i tiji. Gjyqtarja më tej shton se bashkëshorti i ka thënë: Je e përdalë. Fëmija është i imi, unë do të të vras”.
Pas kallëzimit të saj oficerët e policisë, i kanë bërë Arnisa Këlliçit një kqyrje të jashtme, por nuk janë vërejtur lëndime. Po ashtu, thuhet se ajo kishte insekunar në shtëpi skeën, se burri i saj Klejd Këlliçi, ka tentuar ta vrasë me thikë, por rezultoi kallëzim i rremë.
Bashkëshorti i saj, pretendoi se ajo e kishte vendosur vetë thikën, dhe pasi të dy kishin pretendime për thikën, ata janë shoqëruar të dy në komisariat.
Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, jepet edhe raporti i Shërbimit të Punonjësve të policisë Tiranë, për këtë ngjarje.
“Rreth orës 01:00 morëm njoftim nga salla operative se ne Rr. “Reshit Collaku”, ka dhunë në familje.Komunikuam në telefon me zonjën Arnisa Kelliçi dhe ajo ju ka thënë se bashkëshorti i saj, Klejd Këlliçi, e ka kërcënuar me fjalë, do të vras, si dhe me një mjet thikë shtëpie me busht të zi, e cila ishte në një kolltuk në hyrje të derës. Kjo thikë është marë në cilësinë e provës material dhe bashkë me burrë e grua forcat e policisë kanë shkuar në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë…”.
Policia në lidhje me thikën e sekuestruar në banesën e çiftit Këlliçi ka kërkuar ekspertimin teknik. Pasi ka përfunduar dëshminë e saj deri në orët e vona të natës së 28 gushtit, gjyqtarja është larguar nga ambjentet e komisariatit Nr.3 në drejtim të shtëpisë. Por, po mëngjesin e së njëjtës ditë në orën 09:00, Arnisa Këlliçi është paraqitur sërish në komisariat duke thënë se ajo nuk ka gjetur fëmijët në shtëpi
“Më 28 gusht 2024 në orën 02:45 kam bërë kallëzim në komisarjat në lidhje me një incident dhune që kam pasur në familje me bashkëshortin tim, Kledi Këlliçi. Pasi kam dalur nga komisarjati, kam shkuar në shtëpi dhe në shtëpi nuk kam gjetur as bashkëshortin dhe as fëmijën tim. E shqetësuar për këtë fakt, kam marrë në telefon disa herë bashkëshortin dhe ai nuk më është përgjigjur. Kam marrë dhe tezën e tij, Zana Stathi, dhe ajo nuk më është përgjigjur. E gjendur, në këtë situatë kam ardhur në komisarjatin e policisë Nr. 3 Tiranë dhe kam shpjeguar këtë fakt”, tha ajo.
Më pas, policia ka telefonuar Klejdi Këlliçin, ku ky i fundit ka thënë se fëmija po flinte në shtëpinë e tezes dhë do të dërgohet menjëherë në shtëpi, por mamaja e tij, Arnisa Këlliçi, nuk ishte në dijeni për këtë. Pasi ajo ka mësuar se ku ndodhet fëmija i saj R., ajo nuk ka bërë një kallëzim të dytë ndaj burrit të saj dhe ka kërkuar që ky rast për marrjen e fëmijës mos të ndiqet më tej.