Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.
Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Kryeministrin e vendit Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me Mars 2024 është rritur me 7.7%.
Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Sali Berishën, 28.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 66.3% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për Sali Berishën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rritje prej rreth 3%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Mars 2024 ka një rënie prej rreth 4%. Ndërsa krahasuar me Janarin e 2024 Sali Berisha ka të njëjtat për qindje mendimi pozitiv dhe negativ me ato aktuale të Shtatorit 2024.
Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Lulzim Bashën, 13.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 80.5% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv dhe negativ për të është i ngjashëm pothuaj për gjithë vitin 2024.
Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Ilir Metën, 9.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 84.6% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për të është rritur 1.5% krahasuar me Janar-Mars 2024, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Janar – Mars 2024 ka një rënie prej rreth 2.6%.
Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se për qindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%. Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.
Për Adriatik Lapajn, lideri i “Shqipëria Bëhet”, 46.2% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 24.2% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për Adriatik Lapaj krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 5.4%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur me 2.5%.
Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Agron Shehaj, lideri i “Mundësia”, 41.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 33.4% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për Agron Shehaj krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 11.5%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është rritur gjithashtu me 2%.
Për Arlind Qorin, lideri i “Lëvizja Bashkë”, 31.3% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 24.5% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për Arlind Qori krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 7.5%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është rritur gjithashtu me 0.7%.
Të pyetur për Endri Shabani, lideri i “Nismës Thurrje”, 23.8% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim negativ për të. Mendimi pozitiv për Endri Shabani krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 4.2%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur gjithashtu me 6.3%.
Lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për liderët e partive apo lëvizjeve të reja politike, lideri me përqindjen më të lartë të mendimit pozitiv është Adriatik Lapaj me 46.2%, ndjekur nga Agron Shehaj 41.7%, Arlind Qori 31.3% dhe Endri Shabani 23.8%. Radhitja e liderëve të rinj lidhur me mendimin negativ kryesohet nga Agron Shehaj 33.4%, ndjekur nga Endri Shabani 26.8%, Arlind Qori 24.5% dhe Adriatik Lapaj 24.4%. Lidhur me renditjen e tyre në lidhje me nivelin e njohjes, më pak i njohur mes tyre është Endri Shabani për të cilin 42.8% e të intervistuarve përgjigjen “Nuk e njoh”, ndjekur nga Arlind Qori 36%, Adriatik Lapaj 22.8% dhe në fund Agron Shehaj 16.8%.