Inida Gjata ose e njohur ndryshe me emrin ‘Zhaku’ ka komentuar zhvillimet e fundit në SPAK. Ajo vë theksin te Monika Kryemadhi të cilën e cilëson si “kuçedër” dhe është gati të “presë koka të mëdha”.

Ndër të tjera Zhaku nuk ngurron të përgëzojë punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Duke pasur parasysh sesi po vepron më në fund SPAK, të cilin e përgëzoj shumë. Jam shumë e lumtur që më në fund po vihet drejtësi. Këta njerëz po marrin dënimin që meritojnë, urojnë të shtohen. Të vazhdojë SPAK, ka mbështetjen tonë maksimale.

Rama do hyjë në burg. Tani Monika Kryemadhi… na ka bërë një nder të madh ky Zoti i madh se na solli SPAK dhe SPAK na krijoi mundësinë tani që të kemi një kuçedër si Monika Kryemadhi, me një derro shpatë në dorë, e cila do ua presi kokat këtyre të gjithëve”, tha ajo në një lidhje direkte me Euronews Albania.

Kujtojmë se ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, për tre vepra penale: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.