Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur Partisë Demokratike, në lidhje me anulimin e seancës plenare.
Në një reagim, PD tha se vendimi ishte antikushtetues dhe në shkelje të rregullave të Parlamentit. Spiropali ka ftuar grupin parlamenta të PD të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.
Reagimi i plotë:
Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.
Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.
Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional.