Këshilli i sigurimit të OKB-së është mbledhur menjëherë pas sulmeve me raketa të Iranit drejt Tel Avivit.
Ambasadorja amerikane në OKB e quan sulmin raketor ndaj Izraelit një përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Linda Thomas-Greenfield thotë se këshilli duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Ajo i bën thirrje OKB-së që të dënojë Iranin për sulmin dhe të imponojë pasoja të rënda.