Muaji tetor është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, bën thirrje për ndërgjegjësim për të gjitha gratë dhe vajzat për t’u kujdesur për veten duke bërë bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.