Motra e Fatime Kryemadhit, ose tezja e Monika Kryemadhit, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.

Vendimin e zbardhur e tërhoqi mesditën e kësaj të marte në sekretarinë e Gjykatës.

Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe caktoi tre masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje”, përfshirë Monika Kryemadhin.

Që nga marrja e vendimit, palët kanë 5 ditë afat për ta ankimuar në Apelin e Posaçëm.