Që Francesco Totti është një prej personazheve më të komentuar në Itali, kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur vite më parë, ish kapiteni legjendar i Romës, vijon të prodhojë Scoop-e, për faqet e para të gazetave rozë. Fillimisht divorci i vështirë me ish bashkëshorten e tij Ilary Blasi, me të cilën janë prindër të 3 fëmijëve dhe lidhje me Noemi Bocci-n prodhoi një tërmet të fortë në showbizzin italian. Megjithatë Totti nuk ndalet me kaq. Së fundmi përflitet se ai ka nisur një aventurë të re me gazetaren sportive Marialuisa Jacobelli.

Është kopertina e revistës “Gente”, që flet për një lajm vërtet bombastik. Totti ka nisur një aventurë të re. Ka qenë vetë gazetarja bukuroshe Jacobelli e cila duket se e ka pranuar që mes saj dhe Tottit ekziston një feeling. Një “feelind” që shumë shpejtë, sipas mediave italiane do të transformohet në lidhjen e re të dashurisë, që Francesco Tottti do ta bëjë publike së shpejti.