Policia e Shtetit ka zhvilluar në konferencë në lidhje me operacionin policor “Damask”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme.
Nga ky operacion ka rezultuar se janë arrestuar 15 persona në Tiranë, ndërsa janë në kërkim katër të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dhjetëra automjete.
“Këta individë në bashkëpunim me njërit tjetrin kanë trafikuar drejt Kosovës dhe Malit të Zi shumë persona. Shtetasit e huaj që kanë qenë në Tiranë ka organizuar të gjithë linjën e trafikut kundrejt shumave të mëdha të pagesave. Ka individë që nuk kanë qenë në Shqipëri dhe e kanë drejtuar këtë linjë trafiku nga vende të BE. Në këtë hetim nuk kemi të përfshirë punonjës policie”, thuhet në deklaratë.