Nga Romina Kuko
Protesta e djeshme, me numrin modest të pjesëmarrësve dhe të njëjtat skena groteske gjallesash që klithnin, të molotovëve që shpërthyen në mure të zbrazura institucionesh, kishte një simbolikë të zymtë, të përsëritur. Nga turma dolën ata që ishin aty jo për t’u dëgjuar, por për të thyer – jo për të ndryshuar gjë, por për të shkatërruar. Një ambulancë, që transportonte një pacient të sëmurë rëndë, u bllokua dhe u godit me drunj në mes të kaosit, si viktimë e rastësishme e një shfaqjeje të dhunshme anarkie. Nuk ishte një ambulancë që i përkiste ndonjë pushteti. Ajo ishte thjesht një mjet që po përpiqej të shpëtonte një jetë – por për këta të verbuar, ajo dukej si një armik i maskuar, ndoshta si “desant socialist” që kërkonte të prishte festën e rrugës.
Fill pas kësaj në rrjetet sociale, mes sharjeve jo dhe me aq filtra të qytetarëve të indinjuar për skenat e dhunës, me kap syri një reagim të hollë të një zotërie i cili kishte postuar këtë foto me diçiturën si më poshtë:
“Shqipëri 1992, duke rrëzuar komunizmin se do vinte ”Çeku i Bardhë” (asnjë copë xhami nuk kanë vagonat e trenave se ishin ”trena komuniste” dhe ja thyen të gjitha xhamat me gurë. Me atë rast thyen edhe disa koka njerezish ose i nxorren sytë, i thyen nofullat e dhembet, varet se ku të kapte guri. Ishte kënaqesi e madhe për atë horrin që i gjuante me gurë trenit dhe kishte nishan e guri kapte ndonjë person ne kokë, kulmi i kenaqësisë. Këto që shkruajta nuk janë perralla, i kam parë vetë me sytë e mi dhe i kam dhënë ndihmë disa personave që ishin çapluar nga gurët ose xhamat, se kam punuar mekanik me trenat nga 1988 deri 2006. Foto nga Arkivi i Tom Stoddart.