TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, përgëzoi punën e ekipit të Shqipërisë në arritjen e hapjes së grupkapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Ajo tha se zgjerimi i BE-së është përparësi kryesore e Bashkimit Evropian.
“Ju keni treguar vizion dhe durim dhe këto po tregojnë rezultate e tyre dhe dua të falënderoj të gjitha ekipet që kanë punuar ditë e natë për këto gjëra që janë bërë. Zgjerimi do vazhdojë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi e lartë, sepse ne i kemi të gjitha mekanizma, por duhet bërë puna e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer me agjendën e reformave. Për Shqipërinë janë mbi 920 milionë euro nga plani i rritjes.”, tha jo.