Investimet e huaja turke janë pozicionuar në vend të parë në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-gusht projektet turke në ekonominë shqiptare kanë kapur vlerën e 146 milion eurove. Referuar këtyre shifrave, Turqia renditet e para me një rritje me mbi 100% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total stoku i investimeve turke ndër vite rezulton rreth 1.1 mld euro .Kompanitë turke në Shqipëri operojnë në një sërë sektorësh të rëndësishëm në ekonominë shqiptare si në atë financiar,ndërtim,industrinë nxjerrëse dhe energjitik.
Po ashtu mësohet se aktualisht në vend operojnë mbi 600 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz.Por Turqia ka peshë edhe në aspektin tregtar duke u pozicionuar në vend të dytë.
Importet e produkteve turke në vendin tonë mbizotërohen nga materialet e ndërtimit e metale ndjekur nga këpucë e tekstile.Po ashtu peshë të konsideruesheme ka edhe nëngrupi i ushqimeve dhe minerale e lëndë djegëse.
Gjatë periudhës janar –gusht Shqipëra ka importuar mallra në vlerën e 66.6 miliardë lekëve duke pësuar një rritje me 10 mld lekë krahasuar me një vit më parë.Ndërsa eksportet Shqiptare drejt Turqisë mbeten në nivele të ulta edhe pse vitet e fundit kanë pësuar një shtim në vlerë e volum .Gjatë këtij viti ne kemi eksportuar mallra drejt shtetit turk në vlerën e 2.7 miliardë lekëve.