Blero Muharremi dhe Afrona Dika duket se ruajnë një miqësi shumë të mirë pas divorcit të tyre të bujshëm.
Dyshja duket se e kanë lënë pas të shkuarën dhe kanë mbetur miq.
Të paktën këtë tregon fotoja e fundit e ish-çiftit, e siguruar nga Prive.
Pak muaj më parë, ish-çifti ishin në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një interviste të Bleros në podkastin e Afronës.
Ata patën disa mosmarrëveshje pas intervistës duke sjellë një vonesë në publikimin e podkastit.
Por duket se gjetën gjuhën e përbashkët dhe tanimë takohen si dy miq të mirë.