Këngëtari dhe fenomeni fitues i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli sot është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim. Por a do shkojë Ejlli në burg pas këtij vendimi? Përgjigja është jo. Kjo pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin është nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier e nuk është dënim i formës së prerë.
Sakaq në një reagim të parë pas vendimit, këngëtari nuk ka thënë asgjë për këtë vendim të drejtësisë, por ka ndarë një video të bashkëpunimit që ka me këngëtaren Teuta Selimin me titull ”Lamtumirë” që del sot në orën 19:00. Një baladë e cila do të kthehet menjëherë në hit, duke parë edhe situatën në të cilën ndodhet Ejlli.