Ilnisa Agolli, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania,” ka sqaruar fansat rreth marrëdhënies së saj me Meriton Mjekiqin përmes një postimi në Instagram Story, duke ndarë një bisedë plot humor.

Në mesazhin e publikuar, spekulimet për një ndarje mes tyre janë hedhur poshtë, ndërsa një frazë në postim thotë me humor, “Bashkë i ke në krevat,” duke konfirmuar se çifti vazhdojnë të jenë bashkë.

Për disa ditë, rrjetet sociale kanë qenë plot aludime për një ndarje, por ky reagim i Ilnisës dëshmon se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe ata janë të lumtur së bashku.