Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, 37-vjeç, qëlloi veten me armë zjarri në banesën e tij në Qytetin Studenti dhe ndërroi jetë në spital disa orë më pas.
I ndjeri është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Kjo e fundit në profilin e saj në rrjetet sociale ka vendosur edhe shiritin e zi dhe pak orë më pas ka bërë dy postime. Me anë të disa fotove familjare, Sheila kujton të vëllanë e ndjerë duke shkruar me pikëllim se që tani ndjen mall për të.
O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ENGJELLI më i bukur i parajsës, motrën e ka marr malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua perjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vëllai im”, shkruan Sheila.
Po ashtu në një postim në Instastory Sheila njofton se ceremonia mortore do të kryhet sot dhe se varrimi do të bëhet në varrezat e Sharrës në orën 13:00.