Zakonisht, kur afron fundi i vitit nuk është sekret që ne zakonisht shohim zgjedhje ngjyrash më të errëta për flokët – qofshin ato me nuancat e tokës, por edhe të tjera më të errëta si kafe dhe e zezë. Por nuanca më e re e ngjyrës së flokëve këtë sezon është befasuese – “Syrup Blond”.
Në shtator, Kendall Jenner debutoi me “Syrup Blond”, edhe pse me një nuancë më të lehtë, por tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një dimension të ri flokëve me bazë natyrale.
“Syrup blond” është një bionde e ngrohtë, me nuanca të arta të mjaltit”,- thotë stilistja e famshme e flokëve, Sunny Brook. “Ka të bëjë gjithçka me krijimin e një dimensioni të ri që ju jep shkëlqimin e diellit me pak bazë karameli. Është një ngjyrë që ndihet luksoze dhe natyrale”.
Nëse po mendoni ta provoni, lajmi i mirë është se funksionon për të gjithë. “Syrup Blond është e gjithanshme dhe u përshtatet një sërë toneve të lëkurës, veçanërisht atyre me nuanca të ngrohta ose neutrale”,- thotë Min Kim, ambasadore dhe koloriste globale e L’Oréal Professionnel. Brook shton: “Nëse lëkura ka tone të arta, ulliri ose pjeshke, “Syrup Blond” e rrit këtë ngrohtësi. Mund të përshtatet edhe me tonet më të lehta të lëkurës duke rregulluar thellësinë dhe shkëlqimin.”