Ana Kallaku ishte sot në “7pa5” në Vizion Plus, me moderatore Alma Çelaj në rubrikën e gatimit.

Ajo solli një recetë mjaft interesante siç është Shkurtza me pilaf.

Gjatë përgatitjes së recetës së saj e teksa tregoi aftësitë e saj në kuzhinë, Ana u ndal patjetër edhe te raporti me vëllain e saj, Bes Kallakun. Motër e vëlla kanë treguar gjithmonë edhe nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale se kanë një raport special me njëri-tjetrin.

E pyetur nga moderatorja se ccfarë këshille ka për të vëllain, ajo u shpreh se ai është i madhi dhe përgjithësisht është ai i cili jep këshillat mes tyre.

“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.

Gjithashtu ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë.

“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diccka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“.