Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po i rikthehet turit të takimeve me shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Sot ai është nisur drejt New York-ut për takimin që do të zhvillohet paraditen e së shtunës me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën me display. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.

Më pas Rama pritet të organizojë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi në nëntor.

VIDEO