Një prej personazheve VIP më të dashur për publikun, Luiz Ejlli është rikthyer temë diskutimi në rrjet. Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa mesazhe që pretendohet se Luiz Ejlli i ka folur me një vajzë nga Kosova. Në bisedë, Ejlli i kërkon takim vajzës madje dhe i dërgon një mesazh zanor për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai. Megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta, pasi nuk përjashtohet mundësia që këto mesazhe të jenë të “montuara”.

BISEDA MES TYRE:

Luiz Ejlli: Çfarë po bën?
Vajza: Hiç ti?
Luiz Ejlli: Hiç edhe unë, në makinë xhiro. Ti në shtëpi?
Vajza: Po
Luiz Ejlli: Tiranë?
Vajza: Nga Kosova jam
Luiz Ejlli: Je në Kosovë?
Vajza: Po
Luiz Ejlli: Po të nis numrin, më shkruaj tani.
Vajza: Jam pak e zënë
Luiz Ejlli: Në ç’kuptim?
Vajza: Mund të dërgosh një voice këtu, sa për konfirmim…
Luiz Ejlli: A u binde që jam unë tani, apo duhet të bëj edhe vërtetime të tjera si të jem duke aplikuar për vizë amerikane. U binde tani?
Vajza: Po tani po!

Si mendoni ju?

Luiz Ejlli është i martuar me moderatoren Kiara Tito me të cilën kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luna Mari.