Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me të cilin më pas do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Von der Leyen do të takojë edhe Presidentin Bajram Begaj, nesë enjten në orën 10.00.
Gjatë këtij turi në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Europian nesër do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Më pas, po të enjten do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse. Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç. Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë.