Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë partive politike lidhur me votimin elektronik për zgjedhjet vitit 2025.
Në këtë shkresë qartësohet se mes mundësisë së zhvillimit të votimit elektronik në 5 qarqe, KQZ ka parë të arsyeshme që ky process të zhvillohet vetëm në dy qarqe.
Në shkresë përcaktohet se janë zgjedhur qarku i Durrësit dhe Elbasanit. Durrësi me arsyetimin se favorizohet nga pozicioni gjeografik, infrastruktura rrugore dhe distancës me Tiranën mundëson një përgjigje më të mirë nga ana e KQZ për përgatitjen dhe zhvillimin e procesit të votimit elektronik.
Ndërsa qarku i Elbasanit është zgjedhur mbi argumentin se edhe në zgjedhjet e vitit 2023 në shumicën e qendrave të këtij qarku u votua elektronikisht, e për pasojë është me dobi sepse votuesit kanë eksperiencë në këtë proces.