Albin Kurti ëndërron të jetë Zelenski i ri. Kështu i është përgjigjur presidenti Aleksandër Vuçiç deklaratës së kryeministrit të Kosovës, se nëse Rusia humbet, do të nisë zgjerimi i Serbisë në Ballkan.
“Kurti ëndërron të veshë uniformë dhe mendon se mund të jetë Zelenski i ri. Kjo është ëndrra e jetës së tij. Por qëllimi im është të ndërtojë austrostrada, korridore, qendra turistike dhe të çoj përpara Serbinë”, deklaroi Vuçiç.
Kreu i shtetit shtetit serb, paralajmëroi takime të rëndësishme me kancelarin Olaf Sholc në Gjermani, më 7 dhe 14 tetor, si dhe pas 15 ose 20 ditësh në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Francës, Macron.