Detaje të reja janë zbuluar rreth festave famëkeqe “White Parties” të Sean “Diddy” Comb, ose të njohura ndryshe si “Freak Off”. Një grua, e cila foli në mënyrë anonime, që ka punuar si organizatore në këto festa dha më detaje rreth rregullave që iu ishin përcaktuar të ftuarve, por veçanërisht vajzave.

Ajo tha se ka punuar me reperin në vitet 2004 dhe 2005, por të gjithë të ftuarit kishin disa rregullave që duhej t’i plotësonin dhe një prej tyre ishte pesha.

“Të gjitha vajzat e ftuara duhet të peshoheshin. Kufiri i peshës ishte 63 kg. Por, kishte përjashtime vetëm për ato që janë të gjata, apsi mund të peshonin më shumë,”- rrëfeu ajo.

Po ashtu kishte edhe kod të rreptë veshjeje, pasi pantallonat, xhinset dhe këpucët e sheshta ishin të ndaluara, ndërsa preferoheshin fustanet shumë të shkurtër. Ishte e nevojshme që gratë të mbanin taka të larta.

Ajo tregoi se nuk kishte kontroll moshë për të ftuarit.

“Unë nuk qëndrova në festa dhe nuk e kisha idenë se këto vajza duhej të kryenin marrëdhënie seksuale me dikë,”-tha ajo.

Përveç kësaj, një balerinë që u shfaq në Diddy’s 2005 MTV Video Music Aëards pas festës tha se ajo ishte paguar 250 dollarë për të marrë pjesë dhe iu ofruan 1000 dollarë të tjera për të shkuar në shtëpinë e reperit.

“Ndjeva se diçka nuk shkonte, kështu që nuk shkova,”- tha ajo.