Plot 220 mijë euro janë grabitur nga një taksi në Tiranë, prej dy personave ende të paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë kryqëzimit të “Librit Universitar”.
Mësohet se taksisti sapo kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe ishte nisur për t’i dorëzuar në bankë.
Teksa ka ngecur në trafik për shkak të motit të keq, dy personat i janë afruar taksisë dhe kanë thyer xhamin e pasëm.
Prej aty, grabitësit kanë marrë çantën me plot 220 mijë euro dhe janë larguar.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.