Salvador Kaçaj ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryekomunari i Shëngjinit është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës u vranë 4 protestues. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kaçaj tha se ishte marrë në pyetje si person në dijeni pasi edhe vetë kishte qenë një nga protestuesit.
“Isha thirrur për 21 Janarin nuk ka lidhje fare me mua. U thirra si person që ka dijeni. Kam qenë protestues,”-tha ai në fjalën e tij për mediat e pranishme.