Dritan Abazovic, ish Kryeministri i Malit të Zi ka shpërndarë në faqen e tij të instgramit foto nga takimi me Kryeministrin Rama në studion e tij. Abazovic shpreh impresionin e tij pas takimit me Ramën dhe vlerëson figurën e tij.
STATUSI I TIJ
Pas takimit me partnerët tanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij.
Në një ambient të pazakontë folëm gjatë për politikën, rajonin, por edhe për artin që krijon pa u lodhur sa herë si ka kohë të lirë. Menjëherë u bë e qartë për mua se ai kaloi nga pikturat e tij të famshme në krijimin e skulpturave, të cilat i bën duke përdorur një teknikë të veçantë. Ai në sfond, siç e quajta me shaka “Kali i torturuar ballkanik”, mund të përfundojë së shpejti në Mal të Zi.
Edi është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.