Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka deklaruar se rikthimi i opozitës në parlament nuk përbën më lajm, por është një detyrim.
Ai ka thënë në “News Line” se “revolucionet” e PD zgjasin me muaj të tërë dhe nuk kanë asnjë rezultat.
Sipas Elezit, mosbindja civile do shumë njerëz dhe PD nuk është në gjendje ta bëjë me kauza si bllokimi i rrugëve.
Të rikthehesh në parlament nuk përbën ndonjë lajm në vetvete, por e ka për detyrim. E gjithë ky debat mes opozitës dhe pozitës nuk do të eskalojë në ndonjë ndryshim në vetvete, megjithatë roli i opozitës është ky që ka për detyrë të bëjë të qarta rolin e opinionin publik.
Është një detyrim nga ana e opozitës që të diskutojë lidhur me buxhetin. Edhe nuk mund të kalojë si vjet buxheti me 5 minuta votim në atë zhurmën e krijuar. Transparenca është diçka shumë e rëndësishme dhe ky është detyrim. Nuk ka mosbindje civile. Ajo që është më e rëndësishme është që duhet të ketë një numër të madh njerëzish që e mbështesin dhe kjo nuk ka për të ndodhur.