Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK në Elbasan! Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se emrat e ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu, Pajtime Fetahu dhe Taulant Tafa janë përmendur në aplikacionin “SkyECC” për zbutjen e një mase sigurie. Për të njëjtën çështje dyshohet se është lënë në “arrest shtëpie” edhe Blerina Beqiri, avokate e grupit të Suel Çelës.
“Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli, i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore,”-bën me dije gazetarja.
Gjatë operacionit të SPAK, ranë në pranga dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-gjyqtarit Taulant Tafa.