Mevlan Shaba, një nga personazhet e komentuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, duket se po përballet me sfida të reja në jetën personale. Ndërkohë që u konfirmua lajmi se ai dhe partnerja e tij po presin një fëmijë, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Sipas “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Për më tepër, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë.

Ky zhvillim ka shkaktuar debat dhe spekulime të shumta në rrjet. Ju kujtojmë se partnerja i zbuloi shtatzaninë Mevlanit brenda shtëpisë së “BBVK”, ndërsa më pas erdhi reagimi i Livias, ish-it të Mevlanit. Kjo e fundit e akuzoi për tradhti.

Nuk dihet se nëse akuzat e Livias kanë ndikuar në ndarjen e Mevlanit dhe partneres së tij.

Gjithsesi, do shohim nëse dyshja do dalë me një deklaratë për të treguar nëse lajmi që po qarkullon është i vërtetë apo jo.