Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi sot urdhër-arrest ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ky vendim vjen pas muajsh hetimesh intensive dhe presionit diplomatik në lidhje me veprimet e Izraelit në Gaza gjatë periudhës nga tetori 2023 deri në maj 2024.
Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për Mohammed Deif, një komandant i Hamasit, megjithëse ushtria izraelite tha se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.
Sipas deklaratës së Gjykatës, ka prova të arsyeshme që sugjerojnë se Netanyahu dhe Gallad me dashje dhe me vetëdije privuan popullsinë civile të Gazës nga sendet e nevojshme për mbijetesën e tyre, si ushqimi, uji, ilaçet, karburantet dhe rryma elektrike.