Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kushteve të këqija atmosferike me reshje shiu dhe dëborë në zonat malorë.

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes në disa zona që konsiderohen me risk të lartë për shkak të reshjeve me intensitet të lartë që pritet të ketë gjatë ditës sot.

Në faqen zyrtare të bashkisë, njoftohet që banorët e Vlorës të bëjnë kujdes dhe të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse dhe në “Skelë” te dykalimshi.

“Grupet tona Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni: EMERGJENCAT: 127,128,129. FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore. INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore. FACEBOOK: Bashkia Vlorë”, shkruan bashkia Vlorë.