Anisa Veseli i rrëfeu disa ditë më parë Lelës se ka pëlqim për Drilonin. Mbrëmjen e kaluar ajo ka vendosur t’ia thotë edhe vetë atij.

Në një bisedë ballë për ballë me të, Anisa i tha Drilonit se ka një pëlqim për të dhe nuk e ka për lojë. Ajo i tha se e ka ndjekur edhe nga jashtë dhe nuk dëshiron të krijojë një lidhje në shtëpi, por të njihen kur të dalin.

“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin. Nëse do mund të njihemi jashtë”, i tha ajo.

Duket se ky rrëfim i Anisës e la Drilonin të hutuar. Më pas, ai shtoi se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie dhe nuk është i fokusuar te femrat.