Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Eduard Reci.

Mediat raportojnë se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga autoritetet policore, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes.

Në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë teksa qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij.

Dyshohet se autoret e kane ruajtur dhe pritur momentin qe 52-vjecari ka dale jashte pallatit dhe ka qene i vetem.

Familjaret kane deklaruar qe viktima nuk ka pasur konflikte.